POGRADEC: U ARRESTUA ERGYS LIKAJ NGA DURRËSI | ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA AUTORITETET ITALIANE PËR NJË SËRË VEPRASH TË RËNDA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 16
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ergys Likaj, me moshë 43 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor nga autoritetet italiane për një sërë veprash të rënda penale.
Arrestimi i tij u krye kuadër të operacionit “Operacionalja 27”.
Njoftim | Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 27”, lokalizuan në Pogradec dhe arrestuan provizorisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E.L., 43 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments