top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POGRADEC: U ARRESTUA DANJEL SKËNDERI BANUES NË FSHATIN ÇERMË-SEKTOR NË DIVJAKË | AI U KAP DUKE U KUJDESUR PËR NJË PARCELË ME HASHASH (610 BIMË).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Danjel Skënderi, me moshë 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, në Divjakë.

 

Ai u kap duke u kujdesur për një parcelë me hashash.

 

Si rezultat i kontrolleve intensiv në kuadër të operacionit “Territor i pastër” në Pogradec janë asgjësuar 610 bimë narkotike, kanabis sativa.

 

Po ashtu u sekuestrua një 1 armë gjahu dhe municion luftarak, që u gjetën në tokën ku ishin kultivuar bimët narkotike.

 

Njoftim | Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë intesifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.

 

Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.

 

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.

 

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë për përfshirë në këtë rast të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page