POGRADEC: TREBINJA + DUNICA + GURI I BARDHË + KALIVAÇI + POTKOZHANI + MALINA + PELEVANI + PLESHISHTI PRITET TË BËHEN ME UJËSJELLËS TË RI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 17
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën e Trebinjës, bashkia Pogradec, do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për mbi 4500 banorë në 8 fshatra të kësaj zone.
Projekti financohet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe ka një afat zbatimi prej 15 muajsh.
Rreth 70 kilometra linear tubacion parashikohen të shtrihen në kuadër të këtij investimi, së bashku me ndërtimin e 8 depozitave të reja uji, të cilat, do të sigurojnë shpërndarje të qëndrueshme dhe efikase në të gjithë territorin e përfshirë.
Pritet të përfitojnë fshatrat:
1- Trebinjë.
2- Dunicë.
3- Gur i Bardhë.
4- Kalivaç.
5- Potkozhan.
6- Malinë.
7- Pelevan.
8- Pleshisht.
Në këto fshatra furnizimi me ujë ka qenë katastrofë prej vitesh për komunitetet lokale.
Përmes këtij investimi synohet jo vetëm rritja e cilësisë së jetesës për banorët, por edhe krijimi i kushteve më të mira për zhvillimin social e ekonomik të zonës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments