POGRADEC: FSHATI MARJAN I OPARIT | VENDASIT BANESAT I NDËRTONIN MBI SHKREPA: GJON MUZAKA I PËRMEND NË KUJTIMET E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 4
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Fshati Marjan i Oparit, fshat në krahinën e Oparit për herë të parë përmendet në kujtimet e Gjon Muzakës.
Ai mbarështronte blegtorinë në malin e tij të përmendur (Oparit) ku më pas gjithë zona mori të njëjtin emër.
Banorët e tij janë të përmendur si ndërtues dhe mjeshtra të ndërtimit të shtëpive, urave dhe kullave të gurta.
Në shekullin e XVII-XVIII-të, ky fshat kishte më tepër se 280 shtëpi të mëdha, të ndërtuara majë shkëmbinjve, që nga larg dukeshin si kala.
Në to rridhte uji i ftohtë, që vinte nga Ostrovica. Rrugët i kishte të shtruara me kalldrëm.
Gjatë kohës kur krahina e Oparit hyri brenda kufijve administrativë të Pashallëkut të Janinës, edhe aty si në gjithë Shqipërinë u realizuan, si asnjëherë më parë, vepra të rëndësishme publike, të karakterit ushtarak e civil, si kështjella, rrugë, ura, banja (hamame), hane, ujësjellësa, çezma publike dhe godinave administrative.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments