Pogradec, Shqipëri | Pas vrasjes së z. Egli Proga në Pogradec, fshihet gjobvënia.
Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, por, e vërtata duket krejt ndryshe.
Z. Denis Meçe, qenkëra një subjekt që i përket agjenturës vendore të krimit ordiner në Pogradec, dhe dyshohet se i ka vendosur gjoba financiare z. Egli Proga, duke i kërkuar atij xhiron ditore të njësisë së shërbimit (lokalit) të tij.
Z. Egli Proga ka refuzuar të paguante para në trajtë gjobe, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, dhe në këtë kohë është dhunuar rëndë nga z. Denis Meçe, derisa vdiq në spital.
Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte vdekjeprurëse për z. Egli Proga.
Z. Egli Proga ka qëndruar për minuta të tëra i shtrirë në tokë. Kur familjarët kanë tentuar ta çojnë në spital, janë penguar nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë.
Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje.
Një hetim ka nisur për veprimet e kryra nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Z. Denis Meçe, është nipi i ish-drejtorit socialist të Postës Shqiptare Valter Gora.
Z. Meçe u arratis nga vendi i ngjarjes, por tani është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me dashje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments