PODUJEVË | U PROCEDUAN PENALISHT ARMEND ZEQIRI; LUARD ZEQIRI; LUAN ZEQIRI DHE NJË I MITUR 17 VJEÇ | U PËRFSHINË NË KONFLIKT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 2 min read

Sheshi “Zahir Pajaziti”, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Disa veta u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Ata ishin:
1- Z. Armend Zeqiri.
2- Z. Luard Zeqiri.
3- Z. Luan Zeqiri (të tre me moshë madhore dhe me zotësi juridike).
4- I mituri 17 vjeç me shkronjat nistore të gjeneralitetetve (A.Z.).
Konflikti mes tyre kishte nisur një javë më parë për shkak të një postimi në rrjetin social virtual “Facebook”.
Z. Luard Zeqiri dhe z. Luan Zeqiri, deklaruan se i mituri me shkronjat nistore të gjeneralitetetve A.Z., kishte nxjerrë nga xhepi një thikë dhe një spraj (OC “Nato”), duke u përpjekur t’i sulmonte - por sipas tyre, nuk kishte mundur.
Të miturit me shkronjat nistore të gjeneralitetetve A.Z., iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Mjete të mprehta.
2- Tubet spraji.
Ndaj tre zotërinjve me mbiemër Zeqiri do të kryhen hetime penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndaj të miturit me shkronjat nistore të gjeneralitetetve A.Z. filluan procedurat penale me masë arresti 24-orësh për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments