top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PLLAKA PËRKUJTIMORE KUSHTUAR ILARIA SULËS NË SALLËN UNIVERSITARE NË ROMË U VANDALIZUA | BABAI I SAJ FLAMUR SULA DËNOI AKTIN VANDAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 31, 2025
  • 2 min read

Romë, Itali | Në një sallë të Universitetit është dëmtuar një pllakë përkujtimore kushtuar znjsh. Ilaria Sula, studentes shqiptare 22-vjeçare e vrarë në Romë, për të cilën ish-i dashuri i saj filipinez, Mark Samson.

 

Nga pllaka, që i kushtohet znjsh. Sala është fshirë me stilolaps fjala “femicide”.

 

Ngjarja është denoncuar në një postim në rrjetet sociale nga Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit, i cili ka shprehur “ronditje dhe dënim të ashpër për atë që ka ndodhur në sallën “Studium 6”.

 

Në fletën e vendosur pas karriges së rezervuar për vajzën shkruhej: “Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sula, e vrarë për shkak të femicidit. Sot edhe ajo duhej të ishte në leksion”.

 

Nga kjo frazë, fjala “femicid” ishte fshirë me një vijë të zezë stilolapsi. Një gjest që është kritikuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili deklaroi: “Ofendon kujtimin e Ilari Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe bie ndesh thellësisht me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë qytetare që frymëzojnë çdo ditë aktivitetet tona kërkimore, mësimore dhe të misionit të tretë.


Kujtojmë se lufta kundër çdo forme të dhunës me bazë gjinore është për ne një angazhim konkret, jo vetëm teorik.


Departamenti nëpërmjet të gjitha strukturave të tij do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe hapësirave për debat.


Departamenti rinovon angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave themelore dhe në ndërtimin e një komuniteti universitar gjithnjë e më të vëmendshëm, solidar dhe të lirë nga çdo formë diskriminimi”.

 

Kështu ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo.


Më vjen keq për Ilarian, në këtë mënyrë po fyejnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo.


Jam pa fjalë, fatkeqësisht në këtë botë ka edhe njerëz të tillë”, deklaroi babai i saj, Flamur Sula.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page