Uashington, Amerikë | Facebook, Instagram dhe WhatsApp po përjetonin probleme të mërkurën pasdite pasi mijëra njerëz raportuan ndërprerje për aplikacionet në DownDetector.
Raportet e ndërprerjeve u rritën duke filluar rreth orës 12:30 EST, me më shumë se 100000 përdorues të Facebook që raportuan problemet e tyre në DownDetector rreth orës 1:10 pasdite EST.
Deri në orën 13:20, numri i ndërprerjeve të raportuara ra në rreth 46000.
Dhjetëra mijëra përdorues të Instagram raportuan gjithashtu probleme, ndërsa pati një rritje të ngjashme për WhatsApp dhe Threads.
Pas përpjekjes për të hyrë në Facebook, disa përdorues u ndeshën me një mesazh gabimi që lexonte: “Ne po punojmë për ta rregulluar këtë sa më shpejt që të mundemi”.
Enti mediatik Forbes ka kontaktuar me kompaninë Meta për të komentuar mbi ndërprerjen.
Ndërprerja e kompanisë Meta të mërkurën vjen pas një ndërprerjeje globale në mars që zgjati më shumë se dy orë.
Kompania Meta tha se ndërprerja u shkaktua nga një problem teknik, raportoi agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) dhe ndikoi në qindra mijëra përdorues.
Në kulmin e asaj ndërprerjeje, kishte më shumë se 538000 raportime për probleme me Facebook dhe më shumë se 91000 probleme me Instagram, raportoi gazeta Kohërat e Jorkut të Ri (The New York Times).
Ndërprerja e kompanisë Meta pason të paktën dy ndërprerje të tjera të teknologjisë së fundit.
Më 25 nëntor, disa platforma të Microsoft nuk funksionuan për më shumë se një ditë.
Microsoft nuk specifikoi se çfarë ndryshimi ndikoi në programet, megjithëse ndërprerja ndodhi në të njëjtën ditë me prezantimin e një mjeti të ri Recall AI për Windows Insiders që kishte për qëllim të merrte fotografi të rregullta të aktivitetit kompjuterik.
Më herët atë javë më 21 nëntor, Reddit pati dy ndërprerje në 24 orë pasi më shumë se 76000 përdorues regjistronin raporte për probleme me faqen dhe aplikacionin në DownDetector.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentáře