Meksiko, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Pas ftesës së diskutueshme dërguar nga bashkëpunëtorët e presidentes së ardhshëme meksikane, Klaudia (Claudia) Sheinbaum, udhëheqësit të Rusisë, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në inaugurimin e qeverisë së re më 1 tetor 2024, Ministria e Punëve të Jashtme të vendit të Amerikës Latine njoftoi se kishte kërkuar praninë edhe nga kombet e tjera.
Ministria, e drejtuar nga znj. Alisia Barkena (Alicia Bárcena), saktësoi se, në përputhje me protokollin diplomatik, qeveria e Meksikës u ka dërguar shënime të gjitha kombeve të botës me të cilat ka marrëdhënie, si dhe organizatave ndërkombëtare në të cilat është anëtare, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në ceremoni.
“Kjo përfshin 208 liderë të huaj dhe 34 krerë të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në buletin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments