top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PLAGOSJE ME THIKË NË BULEVARDIN E KASHARIT: U SHPALL NË KËRKIM MANDI QORI | DYSHOHET SE QËLLOI ME THIKË ERI DRIZËN.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Tiranë, Shqipëri | Dy veta mbetën të plagosur me armë të ftohtë (thikë) pas një sherri jashtë ambienteve të një pastiçerie që ndodhet në bulevardin e Kasharit, në Tiranë.

 

Dy të plagosurit të moshës 18 dhe 20 vjeç janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna policor për kapjen e autorit të dyshuar, z. Mandi Qori.


Ai është qëlluar me shuplakë nga z. Eri Driza. Më pas z. Qori është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë.

 

Pasi është kthyer në lokalin ku ka qenë duke pirë alkool, e ka qëlluar 8 herë me thikë z. Driza, i cili, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftim | Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

 

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page