top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK MORINË: U ARRESTUA BURIM BAJRAMI NGA GJILANI I DËNUAR ME 6 VJET BURG NË MAQEDONINË E VERIUT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

PKK Morinë, Shqipëri | Strukturat kufitare të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Burim Bajrami.

 

Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, ndërsa po përpiqej të hynte në territorin shqiptar, edhe pse ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar.

 

Ai rezultonte i dënuar penalisht në Maqedoninë e Veriut me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve dhe kishte ende rreth një vit e gjysmë për të vuajtur nga dënimi i tij penal.

 

Falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranës, z. Bajrami u identifikua gjatë verifikimeve në vijën e dytë të kontrollit kufitar.

 

Gjykata e Gostivarit e kishte dënuar 38-vjeçarin për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike, një vepër penale që e bëri objekt të ndjekjes penale ndërkombëtare.

 

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet në Maqedoninë e Veriut, po ndjek procedurat e ekstradimit të tij për të përfunduar vuajtjen e dënimit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page