PKK Kufitar Kakavijë, Shqipëri | Strukturat e Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Enea Arapi, me moshë 28 vjeç.
Ai u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi rezultonte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me kaçavidë një person.
Njoftim | Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.
Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios