PKK Kapshticë, Korçë, Shqipëri | Ndryshe nga dogana e Kapshticës, e cila, po punon me sportele maksimale dhe kapacitete të plota në hyrje dhe dalje, autoritetet greke të pikës së kalimit kufitar janë duke punuar me dy (2) sportele.
Kjo ka shkaktuar radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë, por edhe atyre shqiptarë, të cilët, shkojnë për të pushuar në Greqi.
Burime nga policia e kufirit e migracionit bëjnë me dije se dogana e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës po punon me 6 sportele, 3 në hyrje e 3 në dalje, ndërsa ajo greke me dy në hyrje e një në dalje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments