PKK KAKAVIJË; GJIROKASTËR | U ARRESTUA ARBËR SHEHU BANUES NË GREQI: 160 MIJË € TË PADEKLARUARA + I DËNUAR NGA GJYKATA E TIRANËS ME 1 MUAJ BURG PËR VJEDHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 6
- 2 min read

Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arbër Shehu, me moshë 41 vjeç, banues në Greqi.
Ai u kap me 160 mijë € të padeklaruara.

Ai ishte i shpallur në kërkim policor për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje”.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte shqiptuar dënim penal me:
1- Një (1) muaj heqje lirie.
Njoftim | Kontrolle intensive nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.
🔊
Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, me një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar në pkk, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për vjedhje, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të një karburanti, në pkk, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Shqipëri, shtetasin A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shpinës, disa zarfe brenda të cilave kishte 160000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.
Gjithashtu, si rezultat i verfikimeve të kryera ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga ana e DVP Tiranë, u bë ndalimi i tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments