Tokio, Japoni | Gjimnastja japoneze 19-vjeçare, Shoko Miata (Miyata), dhe kapitenja e ekipit japonez të gjimnastikës artistike për Lojërat Olimpike Paris 2024, do të privohet nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për pirjen e duhanit dhe të alkoolit.
Këtë e ka bërë të ditur federata e saj.
“Me miratimin e saj dhe pas reflektimeve të ndryshme, u vendos që ajo të tërhiqej” nga Olimpiada, u tha gazetarëve në Tokio sekretari i përgjithshëm i federatës japoneze të gjimnastikës, Kenji Nishimura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments