top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR MURIQAN: U ARRESTUA LEFTER NELAJ | AKUZOHET SE U PËRPOQ TË FUSTE KONTRABANDË 680000 € QË BURONIN NGA VEPRIMTARI KRIMINALE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

PKK Muriqan, Shqipëri | Strukturat kufitare të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lefter Nela, me moshë 51 vjeç.

 

Ai akuzohet se u përpoq të kalonte kontrabandë drejt territorit të Republikës së Shqipërisë 680000 euro të padeklaruara, shumë të hollash që dyshohet se buronte nga veprimtari kriminale.

 

Njoftim | Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

 

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

 

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave, informon policia e Shkodrës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page