Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fatmir Kërtusha, me moshë 48 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor i akuzuar për tentativë vrasje me armë zjarri - e kryer një vit më parë - plus armëmbajtje pa leje.
Njoftim | Durrës-Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Tentoi të dilte nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Morinë, duke qenë në kërkim për një tentativë për vrasje me armë zjarri, kryer një vit më parë, vihet në pranga 48-vjeçari.
Si rezultat i verifikimeve, koordinimit të punës dhe të informacioneve, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, për një shtetas të ndaluar në tentativë për të dalë nga Shqipëria, ndërkohë që ishte në kërkim si autor i dyshuar i një tentative për vrasje me armë zjarri, të kryer një vit më parë, në Durrës, Komisariati i Policisë Durrës vuri në pranga shtetasin., 48 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2023, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, shtetasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi F. Sh..
Nga të shtënat nuk pat shtetas të dëmtuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments