top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR KAPSHTICË; KORÇË | U PROCEDUA PENALISHT BUJAR SINA NGA TIRANA: NUK DEKLAROI 30500 € NË DOGANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 15
  • 2 min read

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë, Shqipëri | Strukturat kufitare të Policisë së Shtetit proceduan penalisht në gjendje të lirë:

1- Z. Bujar Sina, me moshë 66 vjeç, nga Tirana.

 

Ai u kap duke u përpjekur të nxirrte jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë një shumë të hollash prej 30500 € pa e deklaruar te autoritetet doganore.

 

Njoftim | Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

 

Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në PKK Kapshticë.

 

Sekuestrohen 30 500 euro, procedohet penalisht 66-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi.

 

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.

 

Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page