PIKA E KALIMIT KUFITAR KAPSHTICË; KORÇË | THEODHORI BRAHOLLI NGA FSHATI PLASË U ARRESTUA; KONTRABANDË MALLRASH (DY VEPRA PENALE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 17
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Theodhori Braholli, me moshë 57 vjeç, nga fshati Plasë.
Njoftim | Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 57-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e DVKM Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.
Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments