Bejrut, Liban | “Ajo që po ndodh në Liban është se për fat të keq bota hesht, i jep dritën jeshile kësaj dhune sepse ka shumë interesa politike dhe ekonomike, që nuk kanë të bëjnë me vlerat e krishtera, do të them më shumë, me vlerat njerëzore.
Dinjiteti i njeriut dhe liria e njeriut nuk kanë më rëndësi kur interesat kanë përparësi mbi gjithçka.
Por ne jetojmë, pavarësisht gjithçkaje, me shpresë, me ndihmën e diplomacisë së Vatikanit dhe personit të Papës, të gjithë ata e kanë mbështetur Libanin si një vend model”, tha Imzot Khairallah.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários