Lima, Peru | Parlamenti peruan u mblodh në seancë plenare dhe miratoi një ligj që i delegon funksionet legjislative qeverisë për një periudhë prej 90 ditësh.
Masa - e dëshiruar nga presidentja Dina Boluarte - synon të lehtësojë miratimin e masave të jashtëzakonshme në lidhje me ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve.
“Faleminderit Parlamentit të Perusë që na dha kompetenca legjislative në çështjet e rimëkëmbjes ekonomike, veprimtarisë administrative shtetërore, sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes kombëtare”, deklaroi presidenti i Këshillit të Ministrave, Gustavo Adrianzén në rrjetin social virtual Iks (X).
“Ky vendim – shtoi ai – do ta ndihmojë vendin të ecë përpara sipas prioriteteve të përcaktuara nga qeveria”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments