top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERANDORI NARUHITO I JAPONISË MBUSHI 65 VJEÇ | DHA MESAZH PAQEJE DUKE KUJTUAR 80-VJETORIN E PËRFUNDIMIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE SI NJË MUNDËSI PËR TË RINOVUAR ANGAZHIMIN PËR NJË BOTË PA KONFLIKTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 23
  • 2 min read

Tokio, Japoni | Perandori Naruhito i Japonisë dha një mesazh paqeje me rastin e ditëlindjes së tij të 65-të, duke kujtuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore si një mundësi për të rinovuar angazhimin për një botë pa konflikt.

 

Duke iu referuar bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit nga Shtetet e Bashkuara, dhe Betejës së Okinauas, Perandori theksoi rëndësinë e përcjelljes së historive dhe mësimeve të së kaluarës dhe shprehu besimin e tij se brezat e rinj do të vazhdojnë të angazhohen aktivisht për të mësuar mbi kuptimin tragjik të luftës.

 

Unë besoj se është e rëndësishme të forcojmë dashurinë tonë për paqen duke thelluar kuptimin tonë për të kaluarën, duke mos harruar ata që humbën jetën dhe ata që përjetuan vështirësi dhe trishtim”, tha monarku në një konferencë shtypi në Pallatin Perandorak, para festës së sotme.

 

Më 15 gusht 2025, Japonia do të festojë 80-vjetorin e dorëzimit të saj të pakushtëzuar në Luftën e Dytë Botërore.

 

Vitin e kaluar, sovrani dhe gruaja e tij, perandoresha Masako, bënë një vizitë shtetërore në Britani, duke u takuar me mbretin Karl (Charles) dhe mbretëreshën Kamila (Camilla), dhe vizituan vende të ndryshme në Japoni, duke përfshirë Gadishullin Noto, i cili, u godit nga një tërmet 7.6 ballë në fillim të vitit 2024 dhe gjithashtu vuri në dukje se mendimet e njerëzve ndonjëherë mund të lëndojnë të tjerët.

 

Shpresoj për një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku ne mendojmë për ndjenjat dhe pozicionet e të tjerëve dhe ku kemi konsideratë për ata që kanë mendime të ndryshme”, tha perandori.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page