top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PENTAGONI NJOFTOI SË DO TË VENDOSË NË DISPOZICION MË SHUMË ANIJE LUFTARAKE DHE AVIONË PËR TË MBROJTUR IZRAELIN | PAS KËRCËNIMEVE PËR HAKMARRJE NGA IRANI DHE ALEATËT E TIJ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara do të forcojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke vendosur anije luftarake dhe avionë luftarakë shtesë për të mbrojtur personelin amerikan dhe për të mbrojtur Izraelin, në sfondin e tensioneve në rritje në rajon”, ka njoftuar zyrtarisht Pentagoni.

 

Njoftimi vjen pasi Irani dhe aleatët e tij rajonalë u zotuan për hakmarrje për vrasjet e një udhëheqësi të Hamasit në Teheran, dhe një komandanti të Hezbollahut, në Bejrut, duke nxitur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

 

Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të ndërmarrë hapa për të zbutur mundësinë e përshkallëzimit rajonal nga Irani ose partnerët dhe aleatët e Teheranit”, tha në një deklaratë zëvendës zëdhënësja e Pentagonit, Sebrinë Sinf (Sabrina Singh).

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page