top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PENSIONISTËT QË KANË PUNUAR NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE PËR TË MOS MBETUR MË DYERVE TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DUHET TË LEXOJNË KËTË ARTIKULL.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Komisioni i Ekonomisë dhe Financave hapi rrugën dje kalimit në seancë plenare të ndryshimeve ligjore të propozuara nga Këshilli i Ministrave.

 

Akti u ndërmuar me qëllim njohjen pa pengesa të periudhës së sigurimit shoqëror për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore.

 

Projektligji është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ndërsa pritet të kalojë edhe në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë bashkë me ndryshimet e propozuara.

 

Një problematikë është ajo për përcaktimin e moshës së të punësuarve në ish-kooperativa mbi 18 vjeç, ndërsa Kodi i Punës së kohës së regjimit stalinist njihte të punësuar nga mosha 14-vjeç.

 

Javën e shkuar kaloi në komision projektligji për njohjen e viteve të punës para 1994 për ato raste kur ish-kooperativat bujqësore nuk kanë pasqyruar regjistrat e punës në regjistra dhe dokumente të tjera.


Pas komisioneve, do kalojë në Kuvend për t’u votuar. Shkurton kohën e njerëzve që dergjeshin në dyert e gjykatave, kjo është një anë pozitive, redukton kostot e individit për të realizuar një shërbim në anë të tij.


Pastaj për mënyrën se si është ndërtuar ligji dhe për kohën që vepron ligji për të njohur vitet e punës, pra mbi 18 vjeç, kjo duhet të pësojë ndryshime kur të shkojë në Kuvend, edhe pse e ka kaluar një fazë tashmë.


Duhet të rregullohet diçka sepse vetë periudha që parashikohet për njohjen e vjetërsisë në punë vetëm në rrugë administrative nuk e zgjidh plotësisht këtë problem sepse parashikohet që vjetërsia e punës të njihet nga 18 vjet e lart, ndërsa në Kodin e Punës kohës njihte dhe vlerësonte se mund të punonin në ndërmarrjen shtetërore qytetarë që kishin mbushur moshën 15 vjeç, ndërsa në kooperativa bujqësore sipas nenin 48 të Kodit Civil parashikonte që mund të bëhej anëtar i kooperativës bujqësore kur kishte mbushur moshën 14 vjeç”, tha ai.

 

Zv/ministrja Manjani ishte e pranishme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ku u diskutuan ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore” theksoi se këto ndryshime ligjore kanë rëndësi për një numër të madh qytetarësh që kanë punuar para vitit 1994 dhe nuk kanë mundur të dokumentojnë periudhat e tyre të punës për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore.

 

Ajo vuri në dukje se, projektligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore nga mosha 18 vjeç apo nga data e mbarimit të shkollës së lartë deri në datë 19/07/1991 që është data e hyrjes në fuqi e ligjit 7501 për tokën, i ndryshuar.

 

Projektligji mundëson njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, në rastet e kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi, dhe do të bëj të mundur përfitimin e një pensioni sa masa e pensionit social”, tha ajo.

 

Ajo tha se, kosto e shtuar në vitin e parë të zbatimit të këtij projektligji rezulton rreth 40 milionë lekë.

 

Në vlerësimin e kohës mesatare të gëzimit të pensionit, që është 15 vite kosto për këta përfitues, është rreth 600 milionë lekë për këta përfitues.

 

Deputetja Antoneta Dhima, relatore e projektligjit dha detaje të efektit financiar nga zbatimi i këtij projektligji.

 

Për personat, që kanë punuar në ish-kooperativa bujqësore, rezultojnë 3,5 milionë muaj të munguar ose 285 mijë vite ku në llogaritje me një vjetërsi të plotë sa kërkohej në vitin 2023 prej 38 vitesh, me një pension mesatar 18000 lekë në muaj, rezulton një kosto vjetore e shtuar për 7500 pensione, në vlerën 1.7 miliardë lekë në vit.

 

Për personat, që kanë punuar në ish-ndërmarrje shtetërore, rezultojnë 10 milionë muaj të munguar ose 827 mijë vite ku në llogaritje me një vjetërsi të plotë sa kërkohej në vitin 2023 prej 38 vitesh, me një pension mesatar (periudhë sigurimi në sektorin shtetëror) 22 000 lekë, rezulton një kosto vjetore e shtuar për 22 mijë pensione, në vlerën 5,2 miliardë lekë në vit”, tha deputetja Dhima.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page