Athinë, Greqi | Pensioni mesatar është 816.95 €, sipas të dhënave shtetërore, të cilat tregojnë gjithashtu një dallim të madh në mes të sektorit privat (mesatarja: 749.11 €) dhe pensioneve të sektorit publik (mesatarisht: 1224.45 €) për shkak të shkurtimeve të pensioneve gjatë krizës financiare.
Nga gjithsej 2495464 pensionistë, vetëm 718000 marrin mbi 1000 €.
Të dhënat më të fundit të disponueshme nga Bashkimi Evropian, nga viti 2021, tregojnë pabarazi të mëdha, me pensionet e luksemburgasve mesatarisht 2575 euro në muaj, ndërsa mesatarja e bullgarëve 226 euro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments