
Uashington, Amerikë | Personi i arrestuar sot në një McDonald's në Pensilvani dhe i dyshuar për vrasjen e CEO-s së United Healthcare, Brian Thompson, quhet Luixhi Manxhone (Luigi Mangione) dhe është 26 vjeç.
Kështu raporton enti mediatik Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times).
Arrestimi ndodhi për shkak se iu gjet një armë e ngjashme me atë të përdorur në vrasje.
Ai dyshohet se ka tentuar të përdorë një ID të rreme në McDonald's, thanë burimet policore, të cituara nga New York Post.
Me vete kishte edhe një manifest, një pistoletë me silenciator, katër dokumente identiteti false dhe sende të tjera në përputhje me atë që autoritetet dinë për vrasësin e dyshuar.
Të shtunën, autoritetet e Nju Jorkut botun dy foto të tjera, njëra prej të cilave ishte bërë në një taksi.
Në të dyja rastet fytyra e të kërkuarit ishte e mbuluar nga një maskë kirurgjikale blu.
Policia kishte bërë të ditur edhe përmbajtjen e çantës së shpinës që vrasësi kishte braktisur në Central Park para se të largohej nga Manhattan.
Brenda kishte një xhaketë Tommy Hilfiger dhe dollarë falso Monopoly.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires