PEJË: GENT TIGANI I ARRESTUAR DHE I HETUAR PARAPRAKISHT PËR PËRDHUNIM U LIRUA NGA AKUZA PENALE; PAS 1 VITI PROKURORIA PUSHOI PROCEDIMIN PENAL TË NISUR NDAJ TIJ PËR MUNGESË PROVASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 4
- 1 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Prokuroria vendore pushoi procedimin penal ndaj:
1- Z. Gent Tigani.
Ai u hetua penalisht paraprakisht për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Dhunimi”.
“Hetimet pushohen sepse nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri kishte për ta kryer këtë vepër penale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ai ishte arrestuar i akuzuar se kishte dhunuar seksualisht një vajzë në pyll - më 13 korrik të vitit 2024.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments