top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“PEDONALJA E BATHORES”; KAMËZ | 5 SUBJEKTE TË MITUR TË PLAGOSUR ME THIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 12
  • 1 min read
ree

Pedonalja e Bathores”, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një sherr mes disa subjekteve të mitur pati si pasojë plagosjen e disa prej tyre.


Njoftim | Kamëz.


Informacion paraprak.


Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur.


Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page