PATRIARKU I KOSTANDINOPOJËS BARTOLOMEU I-rë: PUNUAM ME PAPA FRANÇESKUN PËR AFRIMIN E KISHAVE | BARTOLOMEU I-rë NË ROMË PËR FUNERALIN E PAPA FRANÇESKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 26
- 2 min read

Stamboll, Turqi | Bartolomeu I-rë, Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, kujtoi se si ai punoi së bashku me Papa Françeskun për të afruar gjithnjë e më shumë kishat tona dhe për të promovuar dialogun teologjik midis Kishës Katolike dhe Ortodokse.
“Ne kemi punuar me përkushtim për t'i afruar Kishat tona gjithnjë e më shumë. Për të nxitur dialogun teologjik mes nesh. Për të kapërcyer vështirësitë, por mbi të gjitha për të nxjerrë në pah gjithçka që na bashkon, me shpresën se ky udhëtim do të na çojë në ditën e bekuar kur do të jemi në gjendje të ndajmë sërish bashkë Kupën e përbashkët”, tha Patriarku Bartolomeu në një deklaratë për agjencinë italiane të lajmeve “Ansa”, pas mbërritjes së tij në Romë për funeralin e Papa Françeskut.
“Tani, vëllai Françesku do të lutet për të gjithë ne nga qielli, për unitetin e kishave”, tha Patriarku Bartolomeu.
“Kemi ecur së bashku në rrugën e zgjimit të ndërgjegjes së të fuqishmëve të botës dhe të vullnetit të mirë të çdo burri”, tha Patriarku Bartolomeu, duke kujtuar udhëtimet së bashku me Papa Françeskun në ishullin e Lesbos-it për t'u takuar me emigrantët dhe për t'u dhënë atyre një mesazh mirëseardhjeje.
“Ne ndamë të njëjtat shqetësime për dëshminë tonë si pastorë, të njëjtin ankth për dëshminë e kishave tona në shoqëritë bashkëkohore, të cilat, i nënshtrohen sfidave komplekse, por, edhe në një botë të karakterizuar nga konfliktet dhe luftërat përsëritëse; të luftojmë degradimin e mjedisit dhe pasojat e ndryshimeve klimatike, frytet e hidhura të egoizmit tonë mëkatar”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments