top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PATRIARKU EKUMENIK BARTOLOMEU DËNOI ASHPËR KOMENTET E BËRA NGA MITROPOLITI THEOLEPTUS I IKONIUMIT I CILI KRITIKOI BOTËRISHT NËNËN E NJË VIKTIME TË KATASTROFËS MË VDEKJEPRURËSE TË TRENAVE NË GREQI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 16
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Patriarku Ekumenik Bartolomeu ka dënuar ashpër komentet e bëra nga Mitropoliti Theoleptus i Ikoniumit, i cili, kritikoi publikisht nënën e një viktime të katastrofës më vdekjeprurëse të trenit në Greqi.

 

Përplasja e 28 shkurtit 2023 në Tempe vrau 57 persona, duke shënuar katastrofën më të rëndë hekurudhore në historinë e Greqisë.

 

Znj. Maria Karistianu (Karystianou), djali i së cilës ishte mes viktimave, shërben si presidente e Shoqatës së Viktimave në Tempe, duke mbrojtur përgjegjësinë në hetimin në vazhdim.

 

Mitropoliti Theoleptus, në një postim në mediat sociale virtuale, sugjeroi se Karistianu po përdorte vdekjen e fëmijës së saj për përfitime personale.

 

A duket ajo si një nënë në pikëllim? Gjithçka rreth saj duket e inskenuar”, shkroi ai, duke u tallur gjithashtu me pamjen e saj si “të sapo bërë”.

 

Patriarku Ekumenik Bartolomeu i denoncoi komentet si ofenduese dhe të papranueshme.

 

Askush nuk ka të drejtë të ofendojë një nënë të pikëlluar”, tha ai.

 

Ne qëndrojmë me viktimat dhe familjet e tyre dhe besojmë në sistemin e drejtësisë për të hetuar plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie”, tha ai.

 

Ai i bëri thirrje Mitropolitit Theoleptus që të kërkonte falje publike nëse ai me të vërtetë i bëri këto komente.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page