top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAS MBYLLJES SË USAID-it NGA PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) NË SUDAN PO PLLAKOS URIA | 80% E KUZHINAVE TË SUPËS PËR 2 MILIONË TË VARFËR JANË DETYRUAR TË MBYLLEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25
  • 2 min read

Sudan | Ngrirja e ndihmës humanitare amerikane ka detyruar mbylljen e gati 80% të kuzhinave emergjente të ngritura për të ndihmuar njerëzit e mbetur të varfër nga lufta civile në Sudan”, sipas një raporti të publikuar nga transmetuesi televiziv “BBC”.

 

Vullnetarët që punojnë atje thanë se ndikimi i urdhrit ekzekutiv të presidentit Dannld Tramp (Donald Trump) për pezullimin e fondit nga agjencia e zhvillimit të qeverisë së ShBA-ës (USAID) për 90 ditë kishte çuar në mbylljen e më shumë se 1100 kuzhinave të komunitetit.

 

Vlerësohet se rreth dy milionë njerëz janë prekur dhe po luftojnë për të mbijetuar.

 

Konflikti midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka lënë shumë të përballen me urinë që kur shpërtheu në muajin prill të vitit 2023.

 

Kuzhinat drejtohen nga një rrjet aktivistësh që kanë mbetur në vijën e parë të frontit për t'iu përgjigjur krizave në lagjet e tyre.

 

Njerëzit po trokasin në dyert e vullnetarëve”, tha znj. Duaa Tarik (Tariq), një nga organizatoret e emergjencës. “Njerëzit po bërtasin nga uria në rrugë”, tha ai.

 

Administrata Tramp (Trump) pezulloi papritmas të gjithë ndihmën e ShBA-ës muajin e kaluar për të përcaktuar nëse ajo po i shërbente interesave të Shteteve të Bashkuara dhe filloi të çmontojë USAID-in.

 

Departamenti i Shtetit ka nxjerrë një përjashtim për ndihmën urgjente ushqimore, por grupet sudaneze dhe të tjerë thonë se ka konfuzion dhe pasiguri të konsiderueshme rreth asaj se çfarë do të thotë kjo në praktikë.

 

Kanalet normale për përpunimin e heqjes dorë nga USAID-i nuk ekzistojnë më dhe është e paqartë nëse ndihma në para nga e cila varen kuzhinat e komunitetit do të rikthehet ose nëse ato do të marrin vetëm ndihmë në natyrë.

 

Sipas disa vlerësimeve, USAID-i ka siguruar 70-80% të financimit total për këto programe.

 

Është një pengesë e madhe”, thotë znj. Andrea Trejsi, një ish-zyrtare e USAID-it që krijoi një fond, Koalicionin e Ndihmës së Ndërsjellë të Sudanit, për të financuar donacionet private për dhomat e urgjencës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page