Budapest, Hungari | Hungaria beson se rivendosja e kontrollit kombëtar më të fortë mbi migracionin është e vetmja mundësi sot për të mbrojtur kufijtë e saj dhe për të frenuar imigracionin e paligjshëm, prandaj ajo bën thirrje për një tërheqje nga ACQUIS e Bashkimit Evropian për azilin dhe migracionin, nëse Traktati do të ndryshohet në të ardhmen dhe do të nisin procedurat e nevojshme për këtë qëllim, siç kërkohet edhe nga Holanda.
Kështu lexojmë në letrën e ministrit hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka, drejtuar Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme, Ilva Xhounsoun (Ylva Johansson).
Hungaria - vazhdon - mbetet e përkushtuar ndaj zonës Shengen, e cila fatkeqësisht është copëtuar për shkak të kontrolleve të zgjatura dhe të përhapura të kufijve të brendshëm të vendosura për shkak të migrimit të paligjshëm dhe kërcënimeve të sigurisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント