Tiranë, Shqipëri | Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e Republikës së Shqipërisë, njoftoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.
Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.
MEKI bëri me dije se pas këtij lirimi do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtuesin e ri të Teatrit Kombëtar.
Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional.
MEKI njofton se me zbardhjen e vendimit, do të komandojë si drejtues të përkohshëm z. Indrit Çobani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments