PARLAMENTI KUBANEZ HOQI KUFIRIN E MOSHËS 60 VJEÇ PËR TË KANDIDUAR PËR PRESIDENT | AKTI U NDËRMOR ME PROPOZIMIN E ISH-PRESIDENTIT RAUL KASTRO ME MOSHË 94 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 19
- 1 min read

Havanë, Kubë | Parlamenti kubanez ka miratuar një amendament kushtetues që eliminon kufirin e moshës për marrjen e postit të presidentit të vendit.
Propozimi u paraqit nga ish-Presidenti Raul Kastro (Raúl Castro), me moshë 94 vjeç, paraardhës i kreut aktual të shtetit, Miguel Diaz-Kanel (Díaz-Canel), 65 vjeç, sipas Kryetarit të Parlamentit Esteban Lazo.
Amendamenti modifikon nenin 127 të Kushtetutës së vitit 2019, i cili, vendosi një kërkesë minimale moshe prej 35 vjeç dhe një maksimum prej 60 vjeç për t'u zgjedhur në presidencë për një mandat të parë pesëvjeçar.
Sipas Presidentit Diaz-Kanel, amendamenti i përgjigjet realiteteve aktuale në Kubë dhe do të favorizojë një proces më të gjerë përzgjedhjeje për këtë pozicion.
Mosha mesatare e ekzekutivit aktual në ishull është rreth 60 vjeç, me anëtarë më të vjetër si zv/kryeministrat Ramiro Valdes me moshë 92 vjeç dhe Rikardo Kabrisas (Ricardo Cabrisas), me moshë 87.
Teksti thotë se procesi i reformës është kryer me respekt për rendin kushtetues.
Megjithatë, nuk është nisur asnjë konsultim publik për një ndryshim të tillë.
Sipas kastroizmit në pushtet, vetë Kushtetuta përcakton një rrugë për reformën e saj në rrethana të caktuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments