PARLAMENTI I UKRAINËS VENDOSI QË ANDRIJ SIBIHA (ANDRIY SYBIHA) TË JETË MINISTRI I RI I PUNËVE TË JASHTME TË UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 5, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Z. Andrij Sibiha (Andriy Sybiha) është ministri i ri i Punëve të Jashtme të Ukrainës.
Kështu vendosi parlamenti ukrainas, i cili konfirmoi nominimin e propozuar nga presidenti Voldimir Zelenski me 258 vota pro.
Këtë e raporton RBC Ukraine.
Pak më parë, Parlamenti ukrainas pranoi dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Dmitro (Dmytro) Kuleba.
I lindur në qytetin e Zboriv - në rajonin Ternopol të Ukrainës perëndimore - 49-vjeçari Sibiha (Sybiha) u diplomua në Universitetin Shtetëror Ivan Franko Lviv me një diplomë në drejtësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Pas një karriere diplomatike mes Varshavës dhe Kievit, që nga viti 2012 është ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Shërbimeve Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në vitin 2016, ai u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Turqi.
Në vitin 2021, me dekret presidencial, u bë nënkryetar i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
12 prillin e kaluar - me vendim të qeverisë - ai u emërua zëvendësministër i parë i Jashtëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments