top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARLAMENTI I UKRAINËS SHPALLI TË JASHTËLIGJSHME KISHËN ORTODOKSE TË LIDHUR ME RUSINË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kiev, Ukrainë | Parlamenti ukrainas miratoi sot një projektligj që parashikon ndalimin e Kishës Ortodokse në Ukrainë, e lidhur me Patriarkanën e Moskës dhe që shpesh shihet si një ndërmjetës i ndikimit të Kremlinit: disa parlamentarë e njoftuan këtë.

 

Vendim historik miratimi i një ligj që ndalon një degë të vendit agresor në Ukrainë”, shkroi deputetja Irina Gueraçtçenko (Iryna Guerachtchenko) në Telegram.

 

Sipas një deputeti tjetër, Jaroslav (Yaroslav) Jelezniak, 265 deputetë votuan pro krahasuar me minimumin e kërkuar prej 226.

 

Rusia e dënoi si një akt shkatërrues miratimin nga Parlamenti ukrainas të ndalimit të Kishës Ortodokse të Ukrainës të lidhur me Patriarkanën e Moskës.

 

Qëllimi këtu ishte të shkatërrohej Ortodoksia e vërtetë kanonike në rrënjë, dhe në vend të saj të futej një kishë zëvendësuese e rreme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, cituar nga agjencia e lajmeve Tass.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page