top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARLAMENTI I UKRAINËS KONFIRMOI SE NUK KA ZGJEDHJE GJATË KOHËS SË LUFTËS SIPAS LIGJIT USHTARAK | PRO REZOLUTËS VOTUAN 286 DEPUTETË; PA ASNJË ABSTENIM APO KUNDËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 27
  • 2 min read

Kiev, Ukrainë | Verkhovna Rada e Ukrainës miratoi një rezolutë të martën duke pohuar se zgjedhjet kombëtare nuk mund të zhvillohen ndërsa vendi mbetet nën ligjin ushtarak, duke kundërshtuar drejtpërdrejt vërejtjet e ish-presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), që vënë në dyshim legjitimitetin e administratës së presidentit Volodimir Zelenski.

 

Për më tepër, rezoluta zgjat zyrtarisht mandatin e presidentit Zelenski deri në heqjen e ligjit ushtarak.

 

Rezoluta, e cila, përsërit autoritetin e vazhdueshëm të presidenti Zelenski si kreu i shtetit të Ukrainës, shërben si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një deklarate nga presidenti Tramp (Trump), i cili, ka sugjeruar se mungesa e zgjedhjeve minon legjitimitetin e tij.

 

Pro rezolutës votuan 286 deputetë, pa asnjë abstenim apo kundër. Masa u miratua pasi një votim fillestar nuk arriti të fitonte mbështetje të mjaftueshme të hënën.

 

Të dielën, presidenti Zelenski deklaroi se do të tërhiqej nëse kjo do të siguronte paqen për Ukrainën, duke shtuar se ai gjithashtu do të jepte dorëheqjen nëse garantonte anëtarësimin e vendit në NATO.

 

Megjithatë, parlamenti ukrainas theksoi të martën se presidenti Zelenski u zgjodh në një votim legjitim dhe mbetet presidenti i ligjshëm i vendit.

 

Trupi konfirmoi më tej se zgjedhjet kombëtare nuk do të mbahen derisa ligji ushtarak të hiqet pas vendosjes së një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme.

 

Kushtetuta e Ukrainës ndalon mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes ushtarake, e cila, u zgjat në muajin korrik të vitit 2023, një vit pas pushtimit të plotë të Rusisë.

 

Rezoluta nënvizon se as populli ukrainas dhe as Verkhovna Rada nuk vënë në dyshim legjitimitetin e presidentit Zelenski dhe thekson se, sipas kushtetutës së vendit, ai duhet të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet një president i ri.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page