
San Joze, Kosta Rika | Në Kosta Rika, ka hyrë në fuqi një reformë ligjore që ndalon policinë rrugore të gjobisë shoferët që nuk mbajnë me vete leje drejtimi fizike, për sa kohë që kanë një leje të vlefshme.
Rregulli i ri thotë se oficeri mund të provojë ekzistencën e saj me mjete të tjera.
Më parë, autoritetet vendosën një gjobë prej 26000 kolone (rreth 50 euro) për ata që nuk mbanin dokumentin me vete.
Reforma, e propozuar nga deputetja e Partisë Çlirimtare Kombëtare, Karolina (Carolina) Delgado, u miratua nga Asambleja Legjislative në 14 tetor 2024 dhe u botua më 2 dhjetor 2024 në Fletoren Zyrtare nga presidenti i Republikës, Rodrigo Çaves (Chaves).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments