top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARLAMENTI I KOLUMBISË NJOHU EDMUNDO GONZÁLEZ SI PRESIDENT TË ZGJEDHUR TË VENEZUELËS DUKE DËNUAR SHKELJET E TË DREJTAVE TË NJERIUT PAS VOTIMIT TË 28 KORRIKUT 2024 | 177 VOTA PRO DHE 164 KUNDËR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bogota, Kolumbi | Me 83 vota pro dhe 27 kundër, Dhoma e Kolumbisë miratoi mocionin e paraqitur nga deputeti Andrés Forero i Qendrës Demokratike në të cilin ai fton presidentin Gustavo Petro të njohë Edmundo González si president të zgjedhur të Venezuelës, duke dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut pas votimit të 28 korrikut 2024.

 

Dhoma e Përfaqësuesve të Kolumbisë dënon kategorikisht shpërfilljen flagrante të vullnetit popullor të shprehur në kutinë e votimit dhe i bën thirrje presidentit Gustavo Petro të njohë z. Edmundo González si president të zgjedhur të Venezuelës për periudhën 2025-2031”, thuhet në mocionin e miratuar.

 

Mocioni i miratuar mbrëmë nga Dhoma e Deputetëve të Kolumbisë hodhi poshtë gjithashtu atë që e përshkroi si mashtrim flagrant dhe akte të rënda dhune pas zgjedhjeve.

 

Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj mashtrimit të hapur elektoral të kryer nga regjimi i Nikolas Maduros (Nicolás Maduros) në zgjedhjet e 28 korrikut 2024, dhe nuk mund të qëndrojë bashkëpunëtor në heshtje përballë persekutimit sistematik ndaj të cilit përballen anëtarët e opozitës politike të udhëhequr nga Maria Korina Makado (María Corina Machado) dhe Edmundo González”, lexojmë në dokument, shumë i ngjashëm me atë të miratuar më 11 shtator 2024 nga Parlamenti spanjoll.

 

Kjo do të thotë, një ligj (mocion) jo detyrues në të cilin parlamentarët iberikë ftuan qeverinë e kryeministrit Pedro Sançez (Sánchez) të njihte z. González Urrutia si presidentin e zgjedhur të Venezuelës.

 

Masa, e promovuar nga Partia Popullore, mori 177 vota pro dhe 164 kundër në dhomën kolumbiane.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page