top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARLAMENTI I JAPONISË RATIFIKOI MARRËVESHJEN PËR AKSES TË NDËRSJELLË USHTARAK ME FILIPINET | PËR HERË TË PARË TRUPAT JAPONEZE DO TË KËTHEHEN NË TOKËN FILIPINASE QË NGA L2B-ja.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8
  • 2 min read

Tokio, japoni | Parlamenti i Japonisë ratifikoi Marrëveshjen e Qasjes së Ndërsjellë (RAA) me Filipinet më 7 qershor 2025, gjashtë muaj pasi Senati në Manila e miratoi atë.


Lëvizja e shumëpritur shihet si një shenjë se Tokio i njeh Filipinet si një partner strategjik dhe mbrojtës të besueshëm.


Miratimi nga Dieta erdhi pas vizitës së kryeministrit Shigeru Ishiba në Manila, të cilën, shumë analistë e interpretuan si një shenjë se qeveria japoneze ishte gati të finalizonte marrëveshjen.


RAA do t'u lejojë forcave japoneze dhe filipinase të vendosen në tokën e njëra-tjetrës për ushtrime të përbashkëta ushtarake, duke përfshirë simulime me të shtëna të vërteta, mes tensioneve në rritje me Kinën.


Marrëveshja u nënshkrua në muajin korrik të vitit 2024 në Manila nga ministrja e Jashtme japoneze Joko Kamikaua (Yoko Kamikawa) dhe ministri i Mbrojtjes i Filipineve Gilberto Teodoro, në prani të presidentit Ferdinand Markos (i Riu).


Është marrëveshja e parë e tillë që Japonia ka nënshkruar në Azi, pas marrëveshjeve të ngjashme me Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar kthimin zyrtar të trupave japoneze në tokën filipinase për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.


Ne mirëpresim miratimin e sotëm të Marrëveshjes së Qasjes së Ndërsjellë midis Filipineve dhe Japonisë nga Dhoma e Këshilltarëve, e cila, përfundon procesin legjislativ japonez”, tha në një deklaratë ambasadorja e Filipineve në Japoni Mylene Garcia-Albano.


Marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ushtarak dypalësh duke përmirësuar procedurat për stërvitjet e përbashkëta dhe misionet e ndihmës në rast fatkeqësish.


Japonia dhe Filipinet, të dyja aleate kryesore të ShBA-ës në Azi, kanë qenë kritike ndaj vendosmërisë kineze në Detet e Kinës Lindore dhe Jugore.


Ambasadorja Garcia-Albano tha se RAA është një dëshmi e besimit dhe miqësisë së qëndrueshme midis Filipineve dhe Japonisë, duke rritur aftësinë tonë për të bashkëpunuar në promovimin e një rendi ndërkombëtar të bazuar në ligj.


Edhe para ratifikimit, Japonia kishte treguar tashmë mbështetjen e saj për Manilën me programe për modernizimin e rojes bregdetare dhe trajnimin e personelit.


Në muajin dhjetor, Tokio nënshkroi gjithashtu një marrëveshje ndihme sigurie me vlerë rreth 11 milionë €, duke përfshirë furnizimin me radarë bregdetarë, varka të fryra të forta dhe pajisje të tjera.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page