top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARATË OSE JETËN TUAJ | GRABITJE NË VIJËN E PARË TË FRONTIT TË LUFTËS SË RUSISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16
  • 4 min read

Nga znj. Ksenia (Kseniya) Kirillova*.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Edhe media e preferuar e regjimit ka vënë re ngurrimin në rritje për t'u regjistruar në luftë. Efekti i trenit të fundit, kur njerëzit shkuan në luftë për përfitime afatshkurtra dhe shpresonin se nuk do të duhej të luftonin vërtet, është pothuajse i shteruar”, raportoi kanali Nezygar në Telegram, miqësor me Kremlinin, duke cituar një burim qeveritar.


Rusët ende po dalin vullnetarë për në front sepse situata financiare e disave po përkeqësohet dhe ata kërkojnë të fitojnë para nga lufta.


Vullnetarët mund të fitojnë 8500 dollarë ose më shumë për t'u regjistruar dhe mbi 2000 dollarë në muaj, të paktën dyfishi i pagës mesatare.


Por kur arrijnë në vijën e frontit, ëndrra e pasurisë - ose të paktën e sigurisë financiare për familjet e tyre - zhduket shpejt.


Është bërë gjithnjë e më e vështirë të marrësh përfitimet e premtuara në vijën e parë, pagesat për lëndimet janë shkurtuar dhe procesi për veteranët e luftës që vërtetojnë statusin e tyre tani është shumë më i vështirë.


Por janë ryshfetet e nevojshme për të mbijetuar ato që thithin pjesën më të madhe të parave të fituara në zonën e luftimeve.


Komandantët në disa njësi kanë futur çmime për “shërbimet” nga të cilat, varet jeta dhe shëndeti i ushtarëve të tyre, dhe i marrin përsipër shpenzimet duke mbajtur pagesat në vijën e frontit, të cilat, mund të arrijnë në total më shumë se 3 milionë rubla (38000 $).


Z. Viktor Svobodçikov (Svobodchikov), nga Tiumeni (Tyumen), Siberi, është përpjekur prej një viti t'i mbajë përgjegjës komandantët e tij, duke shkruar ankesa në zyrën e Prokurorit Ushtarak dhe në Komitetin Hetues.


Ai thotë se ata i kanë zhvatur 1 milion rubla për mundësinë për të shkuar me leje, dhe një tarifë e veçantë iu ngarkua për të shmangur misionet e rrezikshme.


Ata që refuzojnë të paguajnë rrihen ose u thuhet se do të çohen në front pa armë”, tha ai.


Shanset e z. Svobodçikov për të marrë drejtësi janë të pakta, për shkak të rregullit të pathënë që ankesat kundër komandantëve të vijës së frontit “fshihen nën qilim”.


Por, pretendimet e tij mbështeten nga prova të përhapura të zhvatjes së shfrenuar në front.


Ushtarët detyrohen të paguajnë për t'i shpëtuar sulmeve të topave të mishit, për certifikata lëndimesh dhe për të punuar larg frontit”, raportoi faqja e internetit IStories.


Komandantët gjithashtu marrin para nga ushtarët përmes rrahjeve dhe torturave.


Një kategori tjetër njerëzish që fitojnë para nga trupat ruse janë të ashtuquajturat “vejusha të zeza”, të cilat martohen me ushtarë që i kanë takuar në internet ose gjatë pushimeve me qëllimin e vetëm për të marrë përfitimet e vdekjes.


Komandantët thonë se në vitin e parë të luftës, vejushat lypnin me çdo kusht rikthimin e trupit të burrit të tyre të vdekur, por tani ato janë më të interesuara për paratë.


Verstka, një faqe lajmesh online, gjeti 174 familje që luftonin beteja ligjore me njëra-tjetrën dhe trashëgimtarë të padenjë për pagesat e vdekjes, të cilat, mund të arrijnë deri në 165000 dollarë.


Rekrutuesit po përfitojnë gjithashtu duke i joshur njerëzit në front me anë të mashtrimit - për shembull, duke u thënë atyre se do të shërbejnë ekskluzivisht në batalione ndërtimi ose si shoferë ose roje sigurie shumë larg vijës së frontit.


Ata tërheqin njerëz duke postuar në Avito, një faqe interneti e njohur ruse për reklama të klasifikuara, ose duke u prezantuar si punonjës të administratës së Moskës ose organizatave humanitare.


Shumë nga viktimat janë provincialë naivë, të cilëve, u jepen para për udhëtimet e tyre në Moskë dhe joshen në zyrën e regjistrimit dhe rekrutimit ushtarak, e cila, më pas i dërgon direkt në front.


Rekrutuesit marrin një pagesë për çdo rekrut, dhe ata që mbërrijnë në front kundër vullnetit të tyre shpesh janë të gatshëm të paguajnë çdo gjë për t'u larguar nga zona e luftimeve.


Ka raportime për burra që rrëmbehen nga fshatrat në Rusinë Qendrore, dërgohen në luftë, dhe rrëmbyesit e tyre fitojnë akses në llogaritë bankare personale dhe tërheqin pagesat ushtarake.


Ata që ia dalin tu mbijetojnë topave të mishit e kanë gjithnjë e më të vështirë të marrin kompensim për plagët dhe qëndrojnë për muaj të tërë në spital, duke u përpjekur të riparojnë gjymtyrët e dëmtuara pa pasur akses në pagesat ose sigurimin e premtuar.


Të drejtohesh te Prokurori Ushtarak nuk ndihmon, pasi njësitë ushtarake dhe spitalet shpesh refuzojnë të konfirmojnë nëse një person ka shërbyer ose është trajtuar atje.


Z. Maksim Ivanov, një deputet i Dumës Shtetërore nga rajoni i Sverdlovskit, shkroi për një oficer të inteligjencës nga Jekaterinburgu, i cili, jo vetëm që nuk mori kompensim për plagët e tij, por nuk e ka marrë pagën që nga muaji nëntor.


Një histori e ngjashme ishte në Tiumen, ku pagesat iu refuzuan 15 familjeve të pjesëmarrësve në luftë.


Krahas humbjeve individuale, refuzimi për të paguar ka një rëndësi më të gjerë për rekrutimin, pasi edhe burime pro-Kremlinit pranojnë se motivi kryesor për t'u regjistruar është financiar.


Ndërsa thashethemet për korrupsionin dhe dështimin për të marrë pagesa arrijnë në provinca, numri i njerëzve që janë të gatshëm të provojnë fatin e tyre në front do të bjerë.


Në zonat rurale ruse, praktikisht nuk ka qasje në median e pavarur, por është e pamundur të shuhen thashethemet e përhapura nga ata që kthehen nga lufta ose të afërmit e tyre.


Dhe problemi për shtetin përkeqësohet nga atmosfera e krijuar në propagandën rreth veteranëve të luftës, e cila, u jep fjalëve të tyre peshë të veçantë.


Kjo nuk do të thotë që rusët e zakonshëm do të fillojnë të protestojnë kundër luftës, por ndërsa bëhen më të vetëdijshëm për thelbin e saj të korruptuar dhe cinik, ata kanë më pak gjasa ta konsiderojnë atë të drejtë ose një luftë popullore dhe do të jenë gjithnjë e më të ngurruar për të luftuar.


*Znj. Ksenia (Kseniya) Kirillova është një analiste e fokusuar në shoqërinë, mentalitetin, propagandën dhe politikën e jashtme ruse. Autore e artikujve të shumtë Fondacionin Jamestown, ajo ka shkruar gjithashtu për Këshillin Atlantik, Stratfor dhe të tjerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page