Asunsion, Paraguai | Një projekt-ligj i paraqitur nga disa deputetë të udhëhequr nga Jamil (Yamil) Esgaib, i partisë së djathtë të Kolorados, kërkon të rifusë flamurin e diktaturës në Paraguaj.
E karakterizuar nga një mburojë në qendër, ajo u prezantua në vitin 1970 nga diktatori i ndjerë Alfredo Stroessner, i cili gjatë regjimit të tij, nga viti 1954 deri në 1989, mbrojti qindra nazistë që u larguan pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë Josef Mengele.
Propozimi u paraqit në 18 korrik 2024 në Dhomën e Deputetëve me qëllim rinisjen e angazhimit nacionalist, autentik dhe të respektueshëm të banorëve të saj.
Në nenin 8 propozohet rifutja e kufirit të kuq të famshëm, me shkrimin “Repubblica de Paraguay” në të verdhë.
Flamuri i diktaturës ishte ndaluar me dekret nga ish-presidenti Fedriko Franko (Federico Franco) i cili në vitin 2013 e zëvendësoi atë me versionin e vitit 1842 me mburojat origjinale.
Sot shënohet 113 vjetori i këtij flamuri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments