top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARADA NË SHESHIN E KUQ NË MOSKË | TË PRANISHËM UDHËHEQËS TË HUAJ (MES TYRE DHE DIKTATORË): PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN THA SE E GJITHË RUSIA MBËSHTET OFENSIVËN NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 9
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Parada ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste ka filluar, ku marrin pjesë edhe udhëheqës të huaj.

 

Këtë e raporton televizioni rus.

 

Presidenti rus Vladimir Putin gjendet i ulur pranë presidentit kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), në Sheshin e Kuq, në Moskë, së bashku me rreth njëzet udhëheqës (disa prej të cilëve diktatorë) të tjerë të huaj që marrin pjesë në këtë ngjarje, për paradën ushtarake, për të përkujtuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste.

 

Këtë e raporton televizioni rus.

 

Presidenti Putin, duke folur në paradë, tha se e gjithë Rusia mbështet ofensivën në Ukrainë.

 

I gjithë vendi, shoqëria, populli mbështesin pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak.


Ne jemi krenarë për guximin dhe vendosmërinë e tyre, për guximin që na ka sjellë gjithmonë vetëm fitoren”, citohet të ketë thënë presidenti Putin nga agjencia e lajmeve “Interfax”.

 

Rusia - shtoi ai - vlerëson thellësisht kontributin e ushtarëve të ushtrive aleate, anëtarëve të Rezistencës, popullit të guximshëm kinez dhe të gjithë atyre që luftuan në emër të një të ardhmeje paqësore.


Ne gjithmonë do ta kujtojmë se hapja e një fronti të dytë në Evropë pas betejave vendimtare në Bashkimin Sovjetik e solli fitoren më afër”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page