top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PAPA: TEKNOLOGJITË E REJA TË JENË INSTRUMENTE PAQEJE | NE DO TA DËNONIM NJERËZIMIN ME NJË TË ARDHME TË PASHPRESË, NËSE DO T'U HIQNIM NJERËZVE AFTËSINË PËR TË VENDOSUR PËR VETEN.

Vatikan | Papa Françesku u dërgoi një mesazh pjesëmarrësve në takimin “Etika e Inteligjencës Artificiale (AI) për Paqe”, që po zhvillohet në Hiroshima të Japonisë.

 

Inteligjenca artificiale dhe paqja janë dy tema me rëndësi absolute”, nënvizoi Papa Françesku, duke rishprehur fjalët e tij të thëna në G7-të, në Pulia.

 

Përballë mrekullive të makinerive, të cilat duket se janë në gjendje të zgjedhin në mënyrë të pavarur, duhet të jemi të qartë - thekson Papa Françesku - se qenia njerëzore duhet të lihet gjithmonë me vendimin, edhe me tonet dramatike dhe urgjente me të cilat ndonjëherë shfaqet ai”.

 

Ne do ta dënonim njerëzimin me një të ardhme të pashpresë, nëse do t'u hiqnim njerëzve aftësinë për të vendosur për veten dhe jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga zgjedhjet e makinave.


Papa u kërkon udhëheqësve fetarë të mbledhur në Hiroshima t'i tregojnë botës se të bashkuar kërkojmë një angazhim aktiv për të mbrojtur dinjitetin njerëzor në këtë epokë të re të përdorimit të makinave.


Fakti që ju takoheni në Hiroshima për të folur për inteligjencën artificiale dhe paqen është me rëndësi të madhe simbolike, ndër konfliktet aktuale që tronditin botën, për fat të keq, gjithnjë e më shpesh, përveç urrejtjes ndaj luftës, dëgjojmë edhe për këtë teknologji”, nënvizon Papa, duke përsëritur thirrjen për të ndaluar armët autonome vdekjeprurëse.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page