Bruksel, Belgjikë | Murtaja e pedofilisë në kishë shpërthen në ditën e parë të vizitës zyrtare të Papa Françeskut në Belgjikë.
Problemi ndihet thellë me qindra viktima që kërkojnë drejtësi.
Papa Françesku, duke folur me autoritetet në Pallatin Mbretëror në Laeken, siguroi gjithë përkrahjen e Kishës për këtë çështje.
“Abuzimi është turpi që sot të gjithë ne duhet të marrim në dorë, duhet të kërkojmë falje, të zgjidhim problemin e abuzimit ndaj të miturve.
Kisha duhet të turpërohet dhe të kërkojë falje dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë situatë që këto gjëra të mos ndodhin më”, tha Papa Françesku, në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve belge, duke krahasuar pedofilët e kishës me Herodin.
Mbreti i Belgjikës Filipi (Philippe), duke folur për tragjedinë e papërshkrueshme të abuzimit seksual në Kishë, kujtoi se fëmijët janë lënduar tmerrësisht, janë plagosur për jetën.
“E njëjta gjë vlen edhe për viktimat e birësimit të detyruar.
U desh kaq shumë kohë për ta klithmat për t'u dëgjuar dhe njohur U desh kaq shumë kohë për të gjetur rrugën, për të rregulluar të pariparueshmen. Mbreti njeh përpjekjet e bëra nga Kisha, por kërkon që ato të ndiqen me vendosmëri, pa pushim”, tha mbreti Filip.
I fortë ishte edhe apeli i kryeministrit belg.
“Këto raste duhet të përpiqemi t’i zgjidhim pa i heshtur, nuk mjafton të flasim për to, duhet të bëjmë hapa konkretë, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur. Ju keni të drejtë të dini të vërtetën për këto krime”, tha kryeministri belg Aleksandër De Kru (Alexander De Croo), duke iu drejtuar drejtpërdrejt Papës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments