PAPA LEO XIV-të: RRËZONI MURET E URREJTJES; TË NDASIVE; TË NACIONALIZMAVE; TË LUFTËRAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 8
- 1 min read

Vatikan | “Shpirti shkatërron kufijtë dhe rrëzon muret e indiferencës dhe të urrejtjes, dhe ku ka dashuri, nuk ka vend për paragjykime, për distanca sigurie që na largojnë nga fqinjët tanë, për logjikën e përjashtimit që për fat të keq e shohim të shfaqet edhe në nacionalizmat politikë”.
Papa Leo XIV-të e tha këtë gjatë Meshës së Pentekostit në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Dhe luftërat që e trondisin planetin tonë janë një shenjë tragjike e gjithë kësaj”, tha ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments