top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: NË SHUMË KONTEKSTE BESIMI KONSIDEROHET NJË GJË ABSURDE; TEKNOLOGJIA + PARATË + SUKSESI + PUSHTETI + KËNAQËSIA JANË TË PREFERUARA; BESIMTARËT I TALLIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 9
  • 1 min read

Vatikan | Edhe sot ka shumë kontekste në të cilat besimi i krishterë konsiderohet diçka absurde, për njerëzit e dobët dhe të painteligjent; kontekste në të cilat siguritë e tjera preferohen ndaj tij, siç janë teknologjia, paratë, suksesi, pushteti, kënaqësia.


Këto janë mjedise në të cilat nuk është e lehtë të dëshmosh dhe të shpallësh Ungjillin dhe ku ata që besojnë tallen, kundërshtohen, përçmohen ose në rastin më të mirë tolerohen dhe mëshirohen”.

 

Papa Leo XIV-të e tha këtë duke komentuar Ungjillin në homelinë e meshës së tij të parë, në bashkëkremtim këtë mëngjes me kardinalët në Kapelën Sistine.

 

Edhe sot - shtoi Papa - nuk mungojnë kontekstet në të cilat Jezusi, ndonëse i vlerësuar si njeri, reduktohet në një lloj udhëheqësi karizmatik ose supernjeriu, dhe kjo jo vetëm midis jobesimtarëve, por edhe midis shumë njerëzve të pagëzuar, të cilët përfundojnë duke jetuar, në këtë nivel, në një ateizëm de fakto”.

 

Në përfundim të homelisë, Papa Leoni XIV-të kërkoi një angazhim të domosdoshëm për këdo në Kishë që ushtron një shërbesë autoriteti.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page