top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: JAM SHUMË I SHQETËSUAR; PËRSËRI LUFTË NË LINDJEN E MESME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 1
  • 1 min read

Vatikan | Jam shumë i shqetësuar për atë që po ndodh në botë, në Lindjen e Mesme, për luftën e ripërtërirë.


Edhe ne duhet të jemi lajmëtarë të paqes.


Duhet të lutemi shumë për paqen, të hedhim poshtë tundimin për të dëmtuar të tjerët; dhuna nuk është kurrë rruga e duhur”.


Kështu tha Papa Leo XIV-të në një fjalim të improvizuar gjatë përshëndetjes së tij të parë drejtuar komunitetit të famullisë së Kuartikolos (Quarticciolo) ku po kryen vizitë.


Papa Leo XIV-të iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve.


E para ishte se pse e keqja ekziston në botë.


Të dytës, përse kaq shumë fëmijë nuk kanë shtëpi apo ushqim, ai u përgjigj duke thënë se:

1-Ne e shohim atë, tragjedinë në Gazë, për shembull, ku kaq shumë fëmijë kanë vdekur, kanë mbetur pa prindër, pa shkollë, pa një vend për të jetuar. Pra, ne duhet të kërkojmë përgjigjen si promovues të paqes. Përmes dialogut, ne duhet të mësojmë të respektojmë njëri-tjetrin dhe të hedhim poshtë dhunën”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page