top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të DHA INTERVISTË PËR ENTIN MEDIATIK “TG1” | MESAZHI I TIJ ISHTE: LE TË BASHKOHEMI PËR TË GJETUR ZGJIDHJE PËR LUFTËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 2 min read

Vatikan | Le të bashkohemi për të gjetur zgjidhje për luftën; shumë njerëz të pafajshëm po vdesin dhe ne duhet të shmangim përdorimin e armëve.


Intervista e parë e Papa Leo XIV-të u transmetua ekskluzivisht në entin mediatik “Tg1”.


Tema kryesore ishte paqja.


Në fund të vizitës së tij në Qendrën Radiofonike të Vatikanit në Santa Maria di Galeria, Papa Leo XIV-të lëshoi një apel të fortë mbi situatën ndërkombëtare.


Vërtet shqetësuese. Ditë e natë përpiqem të ndjek atë që po ndodh në shumë pjesë të botës. Sot, njerëzit flasin kryesisht për Lindjen e Mesme, por nuk është vetëm atje”, tha ai.


Siç thashë dje në audiencë, do të doja ta ripërtërija këtë thirrje për paqe.


Duke u përpjekur me çdo kusht të shmangim përdorimin e armëve dhe duke kërkuar dialog përmes instrumenteve diplomatike.


Le të bashkohemi për të kërkuar zgjidhje. Ka kaq shumë njerëz të pafajshëm që po vdesin dhe ne duhet të promovojmë gjithmonë paqen”, tha ai.


Në audiencën e përgjithshme, Papa Leo XIV-të pat thënë se zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që po ngrihen nga vendet e luftës, në veçanti nga Ukraina, Irani, Izraeli, Gaza.


Nuk duhet të mësohemi me luftën. Në të vërtetë, duhet ta hedhim poshtë joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara si një tundim.


Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.


Fjalët e tij në entin mediatik “Tg1” rreth bashkimit për të gjetur zgjidhje për luftën gjejnë jehonë në qëndrimin e shprehur në entin mediatik “Avvenire” nga ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Selinë e Shenjtë, Mohammad Hossein Mokhtari.


Nëse Selia e Shenjtë do ta propozonte, unë do të isha i pari që do të garantoja gatishmërinë e Iranit për t'u ulur rreth një tavoline në Vatikan me Shtetet e Bashkuara për të diskutuar çështjet bërthamore”, tha ambasadori Mokhtari, duke përkthyer në terma konkretë gatishmërinë e Vatikanit për të bashkuar armiqtë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page