Vatikan | “Zoti na ngushëlloftë zemrat dhe na forcoftë shpresën, se, ndërsa mbledh të gjithë lotët e shpërndara dhe do të kërkojë llogari për ta, të mbetet pranë nesh edhe kur përpjekjet njerëzore duken të pafrytshme dhe veprimet jo të mjaftueshme”.
Ky është një pasazh nga letra e Papa Françeskut drejtuar Nuncit në Kiev, Visvaldas Kulbokas, me rastin e mijëra ditëve të luftës në Ukrainë.
Është fjala “PAQE”, shkruan Papa Françesku me shkronja të mëdha, fatkeqësisht e harruar nga bota e sotme, të cilën do të donim ta dëgjonim të tingëllonte në familjet, shtëpitë dhe sheshet e Ukrainës së dashur, por fatkeqësisht, të paktën tani për tani, ajo nuk është kështu.
Papa Françesku lutet që Zoti të konvertojë zemrat dhe t'i bëjë ato të afta për të nisur rrugët e dialogut, pajtimit dhe harmonisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments